Transmetuar më 09-04-2017, 12:59

Natasha Exelby po prezantonte edicionin e lajmeve në “ABC News 24” kur e pa veten në transmetim më shpejt nga sa e priste. Ajo nuk po shikonte fare kamerën, por po luante me stilolapsin që kishte në dorë.

Kur e kuptoi që kishte hyrë në transmetim, ajo hapi sytë dhe gojën e shokuar, lëshoi stilolapsin dhe prezantoi kronikën e radhës.

Momentin kur spikerja australiane e lajmeve u kap e papërgatitur gjatë një transmetimi direkt mund ta shihni në videon e postuar më poshtë. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd