




Tmerr në një kishë në Egjipt. Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një kishë në qytetin egjiptian, Tanta.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja egjiptiane, Al Arabiya. Në momentin e shpërthimit brenda në kishë po celebrohej e "Diela e Palmave", e cila mbahet një javë para Pashkëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat rrethuan zonën ku ndodhi shpërthimi. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit.
Të krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Egjipti ka përjetuar një valë sulmesh nga militantët islamikë që prej vitit 2013, kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohammed Morsi, i pari udhëheqës i zgjedhur nga populli i cili vinte nga radhët e “Vëllazërisë Myslimane”, e më pas ndërmori një nismë spastrimi ndaj militantëve islamikë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





