Transmetuar më 09-04-2017, 10:48

Kolegë e të njohur i japin sot lamtumirën e fundit komisar Artan Cukut, ekzekutuar mbrëmë në hyrje të banesës së tij, nga dy persona ende të paidentifikuar. Sot në orën 12:00-13:00 në Drejtorinë e Policisë së Tiranës do të zhvillohen homazhet për nder të tij.

“Në kuadër të realizimit të ceremonisë së lamtumirës të ish punonjësit të Policisë së Shtetit, Z. Artan Cuku, ish drejtues i lartë i strukturave policore në nivel vendor, i cili u nda nga jeta më datë 08.04.2017, nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, do te organizohen: homazhet diten e sotme  09.04.2017, nga ora 12:00-13:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artan Cuku gjatë ekzekutimit tek hyrja e pallatit është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë. Po kështu mësohet se kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve e ka pritur te hyrja e pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd