Transmetuar më 09-04-2017, 08:42

Koreografia me 300 fëmijë kinezë arrin që të krijojë një spektakël. Disiplina e tyre të mahnit dhe fëmijët janë të gjithë nxënës të një shkollë fillore.

Me një sinkronizmin ekstrem, nxënësit lëvizin në një linjë perfekte për të krijuar forma gjeometrike dhe njëkohësisht hipnotike. Rezultat do të ju lërë pa frymë.

Video e cila është realizuar në kampusin në Guangdong të Kinës juglindore më 28 mars 2017, është bërë virale në internet.

Sipas një mësuesi të shkollës, fëmijët për të arritur këtë performancë të mahnitshme ishin praktikuar gjatë pushimeve të tyre çdo pasdite për muaj e gjysmë. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd