







Një franceze ka lindur një vajzë ndërsa ishte duke udhëtuar me avion në linjën Conakry – Stamboll. Diaby Nafi-t, me origjinë nga Guinea, por me nënshtetësi franceze, i filluan dhimbjet e lindjes menjëherë pas nisjes nga kryeqyteti i Guinea, Conakry.
I gjithë ekuipazhi i avionit është angazhuar për ta ndihmuar në lindjen e vogëlushes, e cila u pagëzua me emrin "Kadiju".
“Kërkuam ndihmën e udhëtarëve të tjerë, në mënyrë që lindja për nënën të ishte sa më e lehtë”,- tha Bouthayna İnanır, një nga anëtaret e ekuipazhit, duke shtuar se shefi i ekuipazhit qau nga gëzimi pas lindjes së vogëlushes.
Piloti i avionit kreu një ulje emergjente në qytetin Burkina Faso’s Ouagadougou, në mënyrë që nëna dhe e porsalindura të marrin kujdesin e duhur mjekësor para se të vazhdojnë udhëtimin për Stamboll. Nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Lajmin e ka ndarë edhe Tuna, në profilin e saj në Facebook. Në këto muaj të pritjes së ëmbël, nuk ka dyshim që këngëtarja e njohur është bërë më e ndjeshme: “Zoti të bekoftë”, shkruan Tuna pas lajmit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





