
Skuadra e Barcelonës nuk ka mundur rë shfrytëzojë hapin fals të Real Madridit për t’iu afruar më shumë në renditje në luftën për titull.
Katalanasit janë mundur me rezultatin e pastër 2-0 në përballjen e tyre gjatë mbrëmjes së sotme, në ndeshjen e vlefshme për “La Liga”.
Dy golat për Malagan u shënuan nga Sandro Ramirez dhe Jony.
Vlen të theksohet që në këtë takim, u dnëshkuar me karton të kuq braziliani Neymar.
Kjo humbje e mban Barcelonën në kuotën e 69 pikëve, 3 më pak se sa Real Madridi.
Në takimin tjetër gjatë ditës së sotme, Real Madridi dhe Atletiko Madrid, u ndanë në paqë duke barazuar 1-1 në përballjen rivale./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





