Transmetuar më 08-04-2017, 20:11

Duket si një pjesë e papërfillshme, por luan një rol mjaft të rëndësishëm kur drejtojmë automjetin, sidomos natën. Nëse nuk e keni ditur se për çfarë shërben kjo pjesë e dalë në pasqyrën brenda makinës, mësojeni sot.
Kjo është një levë që shërben për të mbrojtur shoferët nga dritat e gjata që mund të ketë ndezur ndonjë shofer i pakujdesshëm pas jush.
Kur ju jeni në makinë natën, mund të ndodh që t’ju verbërojë drita e fortë e makinave pas jush. Tërhiqeni ose shtypeni këtë levë dhe nuk do të keni probleme me dritat. /k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





