

Një vajzë 7-vjeçare siriane nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që “ne nuk duam Luftë të Tretë Botërore. Nuk duam luftë në Siri, por të bashkohemi dhe t’u japim fund të gjitha luftërave”.
Ajo ka postuar disa herë për bombardimet dhe situatën në Siri.
Refugjatja siriane Bana Alabed shkroi në Tëitter disa orë pasi SHBA lëshoi 49 raketa ‘Tomahavk’, për të treguar mbështetjen e saj.
Ja postimet e vajzës 7-vjeçare:
“Jam një fëmijë sirian që ka vuajtur nga Bashar al Asad dhe Putin. E mirëpres veprimin e Donald Trump kundër vrasësve të popullit tim”.
“Putin dhe Asad bombarduan shkollën time, vranë shokët e mi dhe vodhën fëmijërinë time. Është koha që të dënohen vrasësit e fëmijëve në Siri”, vazhdoi ajo.
“E dashur botë po ndodh një bombardim i madh këtu. Shumë fëmijë dhe njerëz të pafajshëm janë duke vdekur”.
“Ne nuk duam LUFTË TË TRETË BOTËTORE. Nuk duam luftë në Siri. Të bashkohemi dhe t’u japim fund të gjitha luftërave”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





