Transmetuar më 08-04-2017, 18:45

Këngëtarja dhe moderatorja Klea Huta, së shpejti do të zhvendoset në Turqi. Ajo që ka shkaktuar më shumë zhurmë është lidhja e saj e dashurisë ende e pa zbuluar. U tha se është në një lidhje dashurie me një biznesmen, madje në listën e saj u përfshi dhe aktori turk që luan Ertugrul.  

E pyetur nga ‘Thumb’ se çfarë e lidh atë me këtë aktor ajo nuk dha detaje, por siguroi se së shpejti do të shpërngulet drejt shtetit fqinj, Turqisë.

Klea i mohoi të gjitha thashethemet për një lidhej dashurie, por për një vajzë aq të bukur sa ajo duket i pa besueshëm. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd