





Ajo është vetëm 18 muajsh, por ky fakt nuk e ka penguar aspak babain e saj për të bërë fotografi në vende të rrezikshme. Stephen Croëley, nga Irlanda ka treguar se si vogëlushja ka një ekuilibër shumë të mirë dhe mund të qëndrojë në pozicione të pasigurta pa mbikëqyrje. Në foto, e vogla Hannah, duket e ulur sipër një ure, duke qëndruar buzë lumit apo duke i dhënë makinës.
32-vjecari tregoi se vogëlushja vuante nga një sëmundje e rrallë, dhe ka kaluar 6 muajt e parë të jetës në spital duke u kuruar, por tani është në gjendje të mirë. Dhe kjo, sipas tij, është një mënyrë ideale për të fituar atë që vogëlushja ka humbur. /k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





