Transmetuar më 08-04-2017, 18:11

Reali i Madridit është ndalur në barazim 1-1 në derbin e Spanjës kundër Atletikos. Edhe pse dominoi gjatë gjithë takimit, skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë në këtë ndeshje. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Los Blancos” me anë të mbrojtësit Pepe, i cili në minutën e 52, me kokë arriti të mposhtë portierin mik. Kur u duk se gjithçka do të përfundonte me fitoren e Realit, në minutën e 85, Atletiko barzoi gjithçka Me anë të Antuan Grizman. Me këtë rezultat, Reali e sheh veten në vendin e parë, me një ndeshje më pak. /k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





