Transmetuar më 08-04-2017, 15:58

Lëkundje të forta të tërmetit janë ndjerë në disa rajone të Shqipërisë gjatë ditës së sotme rreth orës 15:53.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti është regjistruar 2 km nga veriperëndimi i Kurbneshit në Mirditë, 55 km nga veriu i Tiranës, 32 km nga Lezha dhe 55 km nga veriu i Tiranës.

Tërmeti është regjistruar me thellësi 10 km.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Tiranë, Krujë, Mat, Laç, Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan dhe qytete të tjera.

Nuk ka ende të dhëna për dëme apo të lënduar./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd