



U gjet pa ndjenja nga policia në rrugë në trotuar vetëm 18 muajshe, ndërkohë që prindërit e saj ishin në gjendje të fikëti në shtëpi, pasi kishin përdorur heroinë.
Dyshohet se vogëlushja Alonna Bolden, ka gëlltitur heroinën që e ëma dhe i ati mbanin në shtëpi, duke bërë që ajo të ndihet keq dhe të largohet e pa vetëdije nga shtëpia.
Siç shkruan ‘Mirror’, vogëlushja e cila jeton në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u gjet pa ndjenja dhe e mavijosur në fytyrë nga një fqinj i saj këtë të mërkurë, i cili lajmëroi direkt policinë. Vogëlushja u transportua në spital, ku ndodhet ende në gjendje të rëndë në terapi intensive, shkruan noa.al.
Ndërkohë policia shkoi në banesën e së miturës, ku gjeti në dysheme dy bashkëshortët pa ndjenja dhe nën efektin e heroinës. Sapo u përmend, gruaja shfaqi nervozizëm duke u përçapur të gjente para për të blerë drogë, pa pyetur për të bijën. Që të dy bashkëshortët Brandy Estep dhe Jason Bolden u arrestuan nga policia dhe rrezikojnë deri në 3 vite burg./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





