Transmetuar më 08-04-2017, 13:44

Shikon një aksident teksa udhëtonte me makinë dhe ndalon për të dhënë ndihmën e parë, por përplaset nga një makinë për vdekje.

Cynthia Ray, një doktoreshë amerikane 47- vjeçare, gjeti vdekjen pas disa ditëve në agoni këtë të mërkurë, si pasojë e përplasjes nga një makinë, pasi kishte ndaluar për t’iu dhënë ndihmë personave të tjerë të aksidentuar.

Doktoresha pa dy makina të përfshira në aksident të dielën e kaluar dhe ndaloi për t’u ardhur në ndihmë, por një tjetër makinë e cila ecte me shpejtësi të lartë, e përplasi teksa ajo tentonte të bënte punën e saj, shkruan noa.al.

Cynthia po shkonte në punë, në spitalin ‘Henry Ford’ të Detroit, kur u përfshi në aksident. Bashkë me të edhe një 17- vjeçar u përplas nga makina, i cili gjithashtu kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit. Cynthia pësoi dëmtime të shumta në kokë, por pavarësisht ndërhyrjes që i’u nënshtrua nuk arriti të mbijetojë.

Të gjithë personat e tjerë të përfshirë në aksident mbijetuan. Doktoresha u përplas nga një adoleshent 17- vjeçar i cili humbi kontrollin mbi mjet por që edhe ai ndodhet jashtë rrezikut./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd