Transmetuar më 08-04-2017, 10:57

Një i ri në Fushë Krujë lëvizte i armatosur, duke bërë që policia ta arrestojë. Benard Murrja, 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, rreth orës 02:00 të natës duke u gdhirë e shtuna, gjatë kontrollit personal i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale

një armë zjarri tip pistoletë, model “Zoraki M 906- B” dhe një krehër me një fishekë.

Ndalimi i tij u bë në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, dhe kapjen e personave me precedentë kriminalë.

Ndaj 24- vjeçarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd