Transmetuar më 08-04-2017, 09:58

Katër të rinj në Tiranë kapen me 45 kilogramë kanabis sativa. Pasditen e djeshme, e premte, efektivët e policisë së komisariatit nr.5 kanë vënë në pranga katër të rinjtë Endrit Varrosi, 23 vjeç, Klajdi Disha, 19 vjeç, Malvin Lika, 25 vjeç dhe Klajdi Agaj, 22 vjeç, me banim në Tiranë

Arrestimi i tyre u bë në një zonë pyjore në Shëngjergj. Atyre i’u gjet, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin, disa mbetje lënde të dyshuar narkotike.

Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrolli i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 45.3 kilogramë kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 12 thasë. Dyshohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë të rinjtë po bëheshin gati për ta shitur.

Ndaj të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes e lëndëve narkotike” në bashkëpunim. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd