










Seksi dhe shumë sensuale, ndonëse për pak mbush 50 vjeçe. Pamela Anderson e cila në 1 korrik do të festojë gjysmë shekulli jetë, pozon me format e saj perfekte për fotografin e famshëm Rankin, në një set bardh e zi, duke reklamuar linjën e veshjeve intime Coco de Mer.
Modelja dhe aktorja, shihet majë takave dhe me të brendshme të zeza, duke ekspozuar hiret e saj, në një version mjaft tundues. E ndërsa për të thuhet se ka nisur një lidhje dashurie me themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, ajo po shijon popullaritetin e saj.
Zgjedhja e Pam nuk është rastësore dhe linja e veshjeve intime pritet të gjejë sukses. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





