
Katër persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, lidhur me përplasjen me armë të ndodhur ditën e djeshme.
Ata janë Hajdar Bako (Çopja) (Hysa), 33 vjeç, banues në Elbasan dhe vëllezërit Alfred Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan dhe Klevis Gjini, 26 vjeç banues në Elbasan, si dhe kushëriri i tyre Emiljano Gjini, 22 vjeç banues në Rrogozhinë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në sheshparkimin e mjeteve në një lokal në fshatin Katund i Ri, gjatë një konflikti për motive të dobëta i cili ka nisur me sende të forta dhe më pas me armë zjarri.
Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë shtetasit Hajdar Bako dhe F.G., 25 vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.
Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur dy persona me armë zjarri dhe dy të dëmtuar me sende të forta.
Më konkretisht Hajdar Bako është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë dhe Klevis Gjini, është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.
Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë kanë marrë Alfred Gjini dhe Emiljano Gjini.
Grupi hetimor, në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një krehër pistolete model 56 mm me 6 copë fishekë model 56 mm, 17 gëzhoja, nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm dhe re automjete me targa AA 688 DC, AA 528 MC dhe AA 448 KT.
Aktualisht vijon puna për kapjen e F.G., 25 vjeç banues në Elbasan i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





