




Pak ditë më parë policia italiane gjeti të groposur në një pyll në Comos të Italisë trupin e një shqiptari të identifikuar si Besnik Metaj, 39 vjeçari i zhdukur prej një muaj e gjysmë, ndërsa sot mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga hetimi.
Ishte vëllai i viktimës, Altin Metaj ai që denoncoi zhdukjen e tij, ndërsa grupi hetimor ka dyshime të forta që bëhet fjalë për një ekzekutim të tipit mafioz.
Ndoshta ka bërë diçka të rëndë, për të cilën mori ndëshkim, dy plumba në kokë për ta zhdukur nga kjo botë. Këto dhe të tjera dyshime do t’i hetojë Antimafia e Milanos, e cila ka marrë çështjen nën hetim.
Mediat italiane shkruajnë sot edhe për vëllain e Besnikut, Altinin që është sipërmarrës i njohur në fushën e ndërtimit, i cili siç thonë gëzon respektin e banorëve të zonës ku jeton.
Në shtëpinë e tyre ka rënë heshtja dhe ka shumë lëvizje njerëzish. Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e mediave duke thënë: "Jemi në zi, përpuquni të na kuptoni, na lini në hallin tonë.
Zbulimi i tij u bë në malin Cornizzolo, pranë liqenit të Comos në një zonë pyjore, ditën e diel, gjatë një pastrimi që po i bëhej zonës pyjore. Nga verifikimet e kryera, në sajë të gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se viktima është Besnik Metaj.
Viktima rezultonte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Zbulimi u bë nga punonjësit që po merreshin me pastrimin e zonës pyjore, pasi një pjesë e fytyrës ishte lënë jashtë.
Mendohet se ai është çuar në zonën malore për t’u ekzekutuar dhe është groposur më tej për të humbur gjurmët. Dyshohet se krimi është kryer rreth një muaj më parë, për shkak se kufoma kishte nisur të dekompozohej.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





