
Lidhur me sulmin e ndodhur ditën e sotme në Stokholm të Suedisë ku një kamion u fut mes turmës së njerëzve në një qendër tregtare ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar”, njofton MJ.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh “indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm” dhe ngushëllon familjen e viktimave.
Nga sulmi në kryeqytetin suedez Stokholm, të paktën 3 persona janë konfirmuar zyrtarisht të vdekur. Ndërsa, shumë të tjerë janë plagosur. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





