Transmetuar më 07-04-2017, 16:18

Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Elbasan pas një konflikti që ka gjeneruar edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja është regjistruar në afërsi të një restoranti, në anë të rrugës Elbasan-Metalurgji në fshatin Bradashesh.

Sipas policisë, mes autorëve fillimisht ka pasur një grindje verbale e cila është shoqëruar me përleshje fizike dhe më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit K. Gjini dhe F. Çopja, ndërsa A.Gjini është dëmtuar me sende të forta.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie të cilat rrethuan zonën përreth dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd