
Kur një burrë zbuloi se e dashura e tradhtonte me dikë tjetër, në vend që thjesht të ndahej prej saj, vendosi të hakmerrej. Ai bashkëpunoi me të dashurin tjetër të të dashurës së tij tradhtare për ta turpëruar këtë të fundit.
Dy të dashurit e një vajze “tradhtare” janë bërë bashkë dhe i kanë “propozuar” të dy njëkohësisht për martesë. Në video vajza është filmuar teksa punon si kamariere në një bar restorant kur të dy partnerët e surprizuan.
I pari i propozon për martesë dhe vajza ndihet mjaft e emocionuar, teksa kolegët e saj e brohorasin. Por gjithçka ndryshoi kur, ende pa i dhënë përgjigjen shfaqet partneri tjetër i saj i cili i thotë: “Ti kishe dy djem të mirë”.
Vajza largohet menjëherë nga lokali duke vrapuar, teksa dy të rinjtë rrëfejnë se ajo mbante lidhje me të dy prej disa muajsh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





