Transmetuar më 07-04-2017, 15:10

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte në një lokal përgjatë autostradës Elbasan- ish Metalurgji.

Deri tani raportohet se është një person i plagosur, ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe po heton për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje, ndërsa po merr dëshminë e të pranishmëve për të zbardhur detajet.

Ngjarja ka krijuar panik dhe terror tek qytetarët dhe klientët në lokal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd