Transmetuar më 07-04-2017, 13:37

Përplasja e një makine me një motor i ka marrë jetën një personi në Fier. Mesditën në orën 12:20, në lagjen “15 Tetori”, 49- vjeçari Sh.D., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targë AA 425 IU, ka përplasur motoçikletën tip “Lonçin” me targë FR 466 C e cila drejtohej nga Rr.K., 71 vjeç, banues në Mbrostar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. Ndërkohë drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd