



Kleodiana, Liridoni dhe Damiano duket se janë të vetmit që kanë mbetur single në shtëpinë e beqarëve dhe këtë kanë nisur të kuptojnë edhe vetë.
Duket diskutuar me Liridonin, Kleodiana i thotë mendimet e saj në lidhje me çiftet e krijuara brenda dhe beson se vetëm njëri prej çifteve është i sinqertë në ndjenjat që kanë. “Ata të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin. Transmetojnë emocion dhe duken qartë që tërhiqen shumë prej njëri-tjetrit”, thotë ajo për Musën dhe Donën.
Lidhur me dy vajzat e tjera, Armelën dhe Xhenin, ajo mendon se e kanë nisur më shumë si lojë “lidhjen” me Egnajtin dhe Benardin.
“Më duken shumë të lëkundura. Nëse unë do ta doja vërtet një djalë këtu, nuk do të tërhiqesha dhe nuk do të lëkundesha”, i thotë ajo, shkruan faqja e ‘Bb’.
Liridoni e mbështet dhe i thotë se ai është tërhequr kur ka parë luhatje tek vajzat brenda shtëpisë dhe i trembet një daljeje të mundshme këtë të shtunë.
“Unë nuk shtirem dot për lojë, por prapë jam aktive dhe nuk besoj se vajzat e tjera janë më shumë aktive se unë, por kanë avantazhin që janë çift”, i thotë ajo Liridonit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





