Transmetuar më 07-04-2017, 12:37

Iljaz Labi, ish zëvendës drejtori i burgjeve është lënë i lirë që të kthehet në shtëpi. Kjo pasi ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ky vendim vjen pas animimit nga pala mbrojtëse, e cila kërkoi zbutjen e masës së sigurisë në vijim të hetimeve.

Labi u arrestua disa muaj më parë, i akuzuar për abuzime me tenderin e ushqimeve./a.y/noa.al

Zbardhen përgjimet, si i bënte pazaret në telefon zv.drejtori i burgjeve

Akuzat për korrupsion, arrestohet zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd