
Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se po pret prej tre ditësh detajet e takimit për të zgjidhur ngërçin politik.
Basha tha sot se negociatori i Partisë Demokratike ka 36 orë që pret përfaqësuesin e Edi Ramës.
“Dialog për zgjidhjen përmes qeverisë teknike. Negociatori i PD është në funksion të zgjidhjes dhe ka 36 orë që negociatori i PD pret negociatorin e Ramës. Rama shprehu dëshirën të vijë në çadër, le ti lemë një shteg të hapur. Por Rama të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur”, u tha sot Basha gazetarëve nga çadra.
Më herët Rama shkroi në Facebook, se prej tre ditësh po pritet vendi dhe orën për të nisur dialogun pa kushte.
“Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, shkroi kreu i qeverisë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





