Transmetuar më 07-04-2017, 12:10

Kryeministri Edi Rama, ironizoi keq kreun e Partisë Demokratike nga Cakrani i Fierit, ku shpërndau leje legalizimi.

Duke biseduar me një banor, i cili deklaroi se ishte i djathtë, Rama kërkoi që t’i bënte thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha për të dalë në takim për të zgjidhur ngërçin politik.

“Thuaji, takohu o burrë se nuk të gjen. A më takove ti mua, të gjeti gjë? Thuaji si demokrat ‘të lutem kryetar, takoje, bisedoni bashkë se ky po më prek e s’më ndodhi gjë. Atë s’e prek mos ki merak”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se për premtime Basha të mbyt se nuk ka gjë në dorë.

“Lul Basha që të mbështesim tamam ulu dialogo me aleatët që ke dhe takohu me koalicionin qeverisës që të na siguroni një të ardhme më të mirë. Dhe të lutem atë vjershën që na reciton çdo natë, na e hiq. Dil nga çadra se na injorove”, tha qytetari.

Më tej duke kujtuar aleatët opozitarë të PD, Rama përmendi “amanet Kreshnik Spahiun”./a.y/noa.al  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd