
Vijon puna për goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike. Së fundmi, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës. Nga kontrollet e ushtruara në banesën e Paulin Kolës, në fshatin Renc të Shkodrës, janë sekuestruar 87 kubikë të kultivuara në gota plastike dhe kuti polesteroli. Për këtë ngjarje, policia arrestoi në flagrancë dy persona, Paulin Kola, 35 vjeç dhe Zef Kola, 59 vjeç, të dy banues në Renc të Shkodrës.
Blutë e qytetit verior, bëjnë me dije se të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe katër persona të tjerë. Pjerin Marku, 28 vjeç, Kolë Marku, 52 vjeç, Rexhina Kola, 58 vjeç dhe Marian Kola, 30 vjeç,janë proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim.
Për rastin në fjalë, Drejtoria Vendore Shkodër ka filluar ecurinë disiplinore për punonjësit e policisë: S.B, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, I.H, Shef i Policimit në Komunitet, E.SH, nënkomisar, Arben Hoxha, Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Eduard Mandia, Ndihmës Specialist, i pezulluar përkohësisht nga detyra. /k.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





