Transmetuar më 07-04-2017, 11:00

Një grua në Durrës është plagosur me thikë në mënyrë të mistershme, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17, Durrës, për është plagosur me thikë 34- vjeçarja S.V.

Si i dyshuar për ngjarjen, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e M.S., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë e dëmtuara ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende lidhja mes të dëmtuarës dhe të dyshuarit, ndërkohë që ajo refuzon të flasë duke thënë se janë thjeshtë të njohur.

Por nga hetimet e kryera rezultoi se mes gruas së divorcuar dhe me fëmijë dhe të dyshuarit ka pasur një lidhje dashurie dhe gjithçka ka ndodhur pas një debati mes tyre.

Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd