Transmetuar më 07-04-2017, 10:42

Vitet e fundit, alkooli ka gjetur një përdorim të gjerë në çdo shoqëri. Madje, edhe të rinjtë që konsumojnë alkool janë shtuar ndjeshëm. Studime të ndryshme tregojnë se një ndër faktorët ndikues, sidomos te të rinjtë, është marketingu që u bëhet produkteve të alkoolit.

Studiuesit nga e gjithë bota, thonë se kontrollet në fushën e marketingut për alkoolin, janë të efektshme në parandalimin e ekspozimit të rinjve ndaj alkoolit.

Alkooli është shkaku kryesor i vdekjes dhe paaftësisë për meshkuj të moshës 15 deri në 24, pothuajse në çdo vend të botës. Ndërsa për gratë e moshës 15 deri në 24 në vendet e pasura dhe Amerikë. 

Ekspertët janë duke u kërkuar qeverive që të forcojnë rregullat që normalizojnë reklamat për alkoolin. Kjo thirrje vjen pas publikimeve të shumta se marketingu i alkoolit ka ndikim të drejtpërdrejtë te të rinjtë dhe fëmijët./k.k/noa/al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd