Transmetuar më 07-04-2017, 10:26

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Çelësi” ka vënë në pranga një person të dyshuar për së paku tetë vjedhje automjetesh.

I arrestuari është me iniciale N.D., emri i të plotë dhe mosha e tij nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Prangosja e tij u bë ditën e djeshme, e enjte, pas hetimeve disa mujore, pasi rezulton e provuar se i dyshuari ka vjedhur së paku tetë makina kryesisht të markës “Mercedez Benz”, në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës. Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.

Rastet për të cilat akuzon:

– Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit R.K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular “I-Phone”dhe 90 000 lekë.

– Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit L.K., 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 13.12.2016, në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E.L., 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D., 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 28.02.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E.T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 14.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit I.D., 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17,1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.N., 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

– Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Volswagen KADY, në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishte parkuar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd