
Është ëndrra e shumë punonjësve, të paguhen për të fjetur. Tashmë kjo është realitet. Medes, instituti i mjekësisë dhe fiziologjisë hapësinore në Tuluzë të Francës, kërkon persona që të jenë të gatshëm të qëndrojnë në shtrat për dy muaj rresht, në kushte të ngjashme me ato të astronautëve në hapësirë.
Studiuesit francezë, kanë si synim të analizojnë efektet antioksiduese dhe antiinflamatore të një integratori ushqimor. Kontrata e ofruar është shumë preçize dhe pjesëmarrësit duhet të jenë meshkuj me moshë nga 24 deri në 45 vjeç, në shëndet të plotë dhe të mos pinë duhan.
Jo vetëm kaq, “kaviet” ideale, duhet të praktikojnë aktivitet të rregullt sportiv dhe nuk duhet të kenë asnjë alergji ushqimore.
Në total bëhet fjalë për një punë 88 ditore, ku prej tyre 14 do jenë fazë përgatitore, 60 do kalohen në shtrat dhe 14 të tjerat, për t’u rikthyer sërish në normalitet, shkruan noa.al.
Pagesa është 16 mijë euro. Faza e parë e këtij eksperimenti u zhvillua nga janari në prill dhe është drejt mbylljes, ndërsa faza e dytë do të nisë në muajin dhjetor. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





