Transmetuar më 07-04-2017, 09:21

Shtrëngim duarsh para fotografëve dhe bisedë në studion Ovale. Kështu i priti çifti presidencial Trump, sovranët e Jordanisë, por më shumë se takimi mes liderëve, vëmendjen e tërhoqën zonjat e para.

Melania Trump dhe Rania e Jordanisë, u komentuan shumë të ndryshme nga njëra tjetra, por që të dyja të bukura dhe fine.

Zonja e parë amerikane dhe mbretëresha e Jordanisë kaluan mjaft kohë bashkë, duke vizituar edhe një shkollë në Washington, shkruan noa.al. Në fotografitë që ju bënë, ato u panë sa të ndryshme në pamje, aq të ngjashme në stil.

Për më tepër shfletoni galerinë e fotografive./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd