Transmetuar më 07-04-2017, 07:48

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Në orën 04:25, ende pa zbardhur e premtja, në fshatin Libofshë, Fier, 35- vjeçari E.Dh., banues në fshatin Agim, Fier, duke drejtuar mjetin me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga.

35- vjeçari ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit A.Dh, ku dhe mbeti i dëmtuar rëndë.

Rrugës duke u transportuar për në spital gjendja e tij është rënduar edhe më tej, kur pak çaste pas mbërritjes, mjekët deklaruan vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të përgjumjes së të ndjerit në timon. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd