


Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili eksploron në thellësitë e ujërave, gjen një kuti ndërsa zhytet në një lumë dhe e merr duke menduar se mund të kishte diçka me vlerë brenda saj.
Aio ka mbetur i shokuar kur ka zbuluar se brenda kutisë gjendej hiri i një personi të vdekur.
Zhytësi i njohur si Jake, kishte përdorur kamerën GoPro për të filmuar vetën duke kërkuar thesarin në thellësinë e lumit Columbus në Georgia të SHBA-së.
Pasi gjen kutinë ai lexon diçka ku shkruhej se ishte hiri i një personi, që ishte djegur dhe më pas hedhur në lumë.
Për këtë gjë ai ka telefonuar policinë por është urdhëruar që ta kthejë hirin në lumë, duke respektuar vullnetin e të ndjerit./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





