Transmetuar më 06-04-2017, 17:28

Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë speciale në Tiranë ku mësojnë fëmijë me aftësi të veçanta.

Prej ditës së sotme ajo është vërtetë speciale edhe sa i përket standardeve dhe kushteve që ofron për të gjithë ata fëmijë që kërkojnë një trajtim të veçantë në mësimdhënie.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video ku duket ndryshimi i madh që kanë pësuar këto ambiente dhe këto vetëm në një kohë shumë të shkurtër. “Shih në 47 sekonda shkollën e re “Luigj Gurakuqi”. Dje një ishull lagështire, zaptimi dhe degradimi, sot një ishull paqeje, ngjyrash dhe hapësirash për të gjithë nevojat e këtyre fëmijëve. Kjo është Tirana e punës konkrete, jo llogjeve!”, shkroi Veliaj në Facebook në komentin që shoqëron pamjet e shkollës që ishte dhe asaj që është sot.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd