Transmetuar më 06-04-2017, 17:01

Armela është një nga banoret e Big Brother 9 e cila cilësohet si një ndër konkurrentet më të forta.

Për të janë thënë shumë deklarata nga të njohurit e saj por një deklaratë vjen edhe nga Juliana Dodaj, e njohur si Xhuli, një nga lojtaret më të forta të “Big Brother 7”.

Xhuli edhe pse jeton në Itali nuk qëndron indiferente ndaj këtij spektakli, emocionet e të cilit i ka përjetuar në lëkurën e saj.

Rastësia e ka njohur jashtë shtëpisë me dy banorët më të spikatur, Armelën 21-vjeçare nga Tirana dhe Damianon, i cili u skualifikua këtë javë bashkë me Donjetën.

Xhuli rrëfen më shumë detaje për ta në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

Si të është dukur strategjia e re e “Big Brother” që ndalon seksin, por nxit puthjet, siç ndodhi të shtunën e kaluar?

Nuk do ta quaja strategji, por etikë. Jam plotësisht dakord që të mos lejohen marrëdhëniet seksuale në shtëpi, pasi është një format që e shohin të gjithë, që nga familjarët me fëmijë të vegjël, adoleshentët, por mbi të gjitha nuk kemi arritur ende si publik të kemi mendje kaq të hapur. Në fakt, njerëzit me cipë e sedër kudo në botë nuk do ta bënin seksin para të gjithëve. Seksi është diçka shumë personale dhe s’më duket e arsyeshme të ndahet me miliona njerëz, aq më tepër në “Big Brother”. Ka formate të tjera për këtë lloj afrimiteti. (qesh).

Po filozofia e këtij edicioni për të kombinuar çiftet në lojë të duket funksionale?

Hyrja e çifteve në lojë edhe mund të favorizojë lojtarët, por edhe jo. Nëse nga të dyja anët pëlqehen, është favor për të dy. Problemi është nëse nuk pëlqehen të dyja palët. Unë vetë kam qenë “single” në lojë dhe mendoj që nuk ka më mirë se të luash vetëm, pasi bën ç’të dojë zemra, pa pasur nevojë të influencohesh nga partneri. Në këtë rast, kur je çift, ky quhet penalizim, pasi jo gjithmonë çiftet janë dakord me njëri-tjetrin.

Po çiftet reale kanë më shumë imunitet në lojë dhe sa është e mundur për çiftet që hyjnë në atë shtëpi të rezistojnë pa u ndarë?

Nëse flasim për çiftet reale është pak e vështirë bashkëjetesa me persona të tjerë, pasi të tundojnë pak vajzat apo djemtë e shtëpisë dhe nuk i dihet çfarë ndodh. Ky lloj formati më kujton një program italian “Temptation island”, ku fusin çifte bashkë me disa vajza dhe djem “single” dhe vënë në provë çiftet. Siç kam parë disa përçahen, disa jo, varet sa dashuri ka mes çiftit dhe sa vlen sakrifica për arritjen e çmimit të madh. Ka njerëz që do të bë- nin çdo gjë për një çmim. Unë personalisht nuk do të isha futur kurrë me të dashurin tim aty brenda. E them këtë nga eksperienca ime në “Big Brother”, pasi është vështirë t’u mbijetosh ujqërve. Aty ka shumë presion.

Për ata që mund të dashurohen brenda lojës, çfarë këshille ke?

Të dashurohesh brenda lojës është diçka që mund të ndodhë, pasi kemi si shembull Nedën dhe Ogrenin që sot janë të martuar. Por do të jepja një 0.1 për qind që dikush të dashurohet realisht dhe të vazhdojë lidhjen për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë. Gjithsesi, nuk jap këshilla, pasi unë s’jam dashuruar në “Big Brother”…

Pse, lidhja me Arditin çfarë ishte?

Lidhja me Arditin ishte afeksionim më shumë, jo dashuri. Po ta njihja jashtë shtëpisë Arditin do ta mbaja shok. Por aty brenda s’dija si t’ia shpjegoja, pasi ai kishte pëlqim ndaj meje, por edhe interes për lojën. Pra, isha disi e detyruar të mbaja atë qëndrim, edhe pse e vërteta është se nuk kisha pëlqim për të si mashkull, por si shok.

Njeh personalisht ndonjë nga lojtarët e rinj të “BB9”?

Po. Personalisht, Damianon më ka qëlluar ta takoj kur dilja me ish-lojtarët e “BB8”. Nga sa e kam njohur Damiano është tip i çiltër, tip “funny”, pra djalë i mirë e i lezetshëm në shoqëri. Të gjithë e duan pasi është i shkathët dhe vajzat e pëlqejnë shumë. Njoh edhe Armelën, e cila ka qenë shoqe e ish-it tim dhe më ka rastisur të rrija shpesh me të.

Është folur deri tani se Armela la Amsterdamin për të hyrë në “Big Brother”. Është e vërtetë që ka punuar si “hostess” jashtë?

Armelën e kam njohur para dy viteve dhe në atë kohë punonte si PR në një karaoke në Tiranë. Nuk di gjë më pas… Mund të them që është vërtet e bukur dhe s’më ka pëlqyer paragjykimi i kosovares për racën, siç u bë dhe me Esterinën. Ne nuk jemi racistë dhe mbi të gjitha jemi të gjithë njerëz të Zotit. Armela është e bukur, e zgjuar dhe e dashur, edhe pse kush nuk e njeh mund të shohë tek ajo vetëm mendjemadhësinë në dukje. Kështu mendoja edhe unë kur e takova për herë të parë, por është thjesht një fasadë që krijon prezenca e saj për momentin. Kur e njeh Armelën është një vajzë flori. Gjithsesi për në “Big Brother” duhet më shumë se bukuria.

Deri tani cilin, apo cilën prej banorëve sheh potencial për finale?

Sidrita është interesante, dhe e shoh potenciale për finale. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd