Transmetuar më 06-04-2017, 15:46




Dy shpërthime të fuqishme u shënuan ditën e sotme në një pallat në Solidarnosti Prospekt, të Shën Petërburgut.
Ndërtesa 16- katëshe pësoi dëme të shumta, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia ruse. Nga të dhënat paraprake nuk flitet për persona të lënduar. Shpërthimi, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, ndodhi në katin e 13.
Siç raporton sajti, Rosbalt, nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për rrjedhje gazi, gjatë kohës që po bëheshin riparime në një apartament.
Pallati ndodhet 700 metra larg një pallati ku u arrestuan tre persona të dyshuar për terrorizëm./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





