Transmetuar më 06-04-2017, 14:59

Shkatërrohet një grup prostitucioni në Durrës duke vënë në pranga pesë persona dhe duke vënë nën hetim 7 të tjerë. Një operacion i policisë së qytetit bregdetar i koduar “Pagesa e fundit” i zhvilluar ditën e sotme, zbuloi tutorët, taksistët dhe vajzat që prostituonin.

Gjatë këtij operacioni pas hetimeve tre mujore u vunë në pranga Fillor Muçellari 66 vjeç, Fatjona Gj,, 28 vjeçe, Alma H., 41 vjeçe, Lutfije Ç., 47 vjeçe dhe Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist.

Krahas tyre filloi procedimi penal në gjendje të lirë për R.S., 27 vjeç, banues në Mamurras, Sh.K., 73 vjeç, banues në Durrës, taksist; K.M,. 60 vjeç, G.H., 67 vjeç, P.L., 30 vjeç, Sh.A., 27 vje dhe K.Sh., 50 vjeç, banues në Durrës.

Të arrestuarit në rolin e ndërmjetësve gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, Liko Torra dhe Sh.K., u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur “Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 euro.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan tre makina, kartëmonedha, aparate celularë dhe sende të tjera.

Operacioni vijon ende për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale: “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të Fillor Muçellarit dhe “Prostitucion”, në ngarkim të Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H., P.L., Sh.A., dhe K.Sh si dhe “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të Alma H., dhe “Moskallëzim krimi” në ngarkim të Liko Torra dhe Sh.K.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd