
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Korçë është vënë nën hetim. Procedimi ndaj tij po bëhet në gjendje të lirë pas pamjeve filmike të transmetuara 4 prill tek emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Nën hetim u V.S., 35 vjeç, banues në Pustec, me detyrë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve fshat Korçë-Sh.a dhe punonjësja S.L., 26 vjeçe, banuese në Maliq.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë përvetësuar një shumë lekësh nga arkëtimet e kryera nga banorët e zonës Maliq.
Nga verifikimet e kryera, në librezat e abonentëve kjo shumë është arkëtuar por nuk është bërë derdhja e saj pranë degës ekonomike të ndërmarrjes.
Ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





