
Nuk ka asgjë më intensive dhe të pastër se sa dashuria e një nëne. Shpesh nënat vihen nën akuzë se i llastojnë shumë fëmijët, por të paktë janë ata që e dinë se dashuria e nënës e lejon një fëmijë që të rritet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këtë gjë e ka zbuluar një studim amerikan i Washington University, sipas të cilit, truri i një fëmije rritet dhe zhvillohet dy herë më shpejtë kur ka një nënë që e mbush me dashuri dhe kujdes.
Ndërkohë ata që janë rritur me prindër të ftohtë dhe të largët, nuk arrijnë që të zhvillohen mjaftueshëm as me kalimin e viteve, duke mbetur një hap mbrapa.
Joan Luby, psikolog i fëmijëve pranë Washington University, deklaroi se, “Ky studim sugjeron se ekziston një periudhë ndjeshmërie gjatë të cilit truri përgjigjet më shumë ndaj mbështetjes së nënës. Është e rëndësishme që nënat të jenë më të pranishme tek fëmijët, në mënyrë që i vogli të ketë zhvillim më të mirë mendor dhe të ecë më shumë në jetë”.
Përkundrazi, qortimet, goditjet me pëllëmbë dhe kritikat, rrisnin mundësinë që fëmija të rritet me trauma dhe të ketë reagime agresive dhe të papërshtatshme, shkruan noa.al. Për të rritur fëmijë inteligjentë dhe të shëndetshëm, nuk duhet bërë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, mjaftojnë fjalët e ëmbla dhe përqafimet e ngrohta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





