Transmetuar më 06-04-2017, 13:01

BE do të fillojë zbatimin e rregullave të reja, për të hyrë në zonën Shengen duke filluar nga e premtja, më 7 prill, siҫ mësohet nga b92.net.

Rregullat e reja kërkojnë kontrolle të rrepta të udhëtarëve dhe kanë për qëllim “mbrojtjen e BE nga terrorizmi”, shkruan transmetuesi shtetëror i Serbisë RTS.

Përveç shtetasve të vendeve të treta, “qytetarët e BE­-së do t’u nënshtrohen edhe kontrolleve të hollësishme në kufi, ku nuk përjashtohen edhe vonesa dhe radhë të gjata “.

Fqinji verior i Serbisë, Hungaria, ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me masat e reja që do të nisin këtë fundjavë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd