Transmetuar më 06-04-2017, 12:57

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë.
Mesditën e sotme, në fshatin Zvirinë, 32- vjeçari G.F., duke drejtuar mjetin autobus, me targa HMI8661, ka aksidentuar të moshuarin Dh.B., rreth 74 vjeç, i cili lëvizte me karrocë invalidi.
Për pasojë i dëmtuari u transportua për në spitalin e Korçës, pasi nga të dhënat paraprake ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i autobusit u shoqërua në polici, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





