Transmetuar më 06-04-2017, 11:19

Beyonce zyrtarisht fiton çmimin për dhuratën më të mirë të përvjetorit që është bërë ndonjëherë. Në 4 prill ishte përvjetori i saj i nëntë me bashkëshortin Jay Z dhe ajo e festoi këtë rast me një video të mrekullueshme, të publikuar në TIDAL, që ngrohu zemrat e të gjithëve, ku shfaq jetën e saj përkrah Jay Z në filmime të realizuara në shtëpi.

Video e ëmbël dhe emocionale tregon gjithë momentet më intime të Bey dhe Jay gjatë 15 viteve të tyre së bashku, duke përfshirë martesën në vitin 2008. Ata gjithashtu treguan tatuazhet e tyre “matchy-matchy”, me numrin 4 romak (në nder të datës së përvjetorit 4 prill), gishtërinjtë respektivë.

Video vazhdon me filmime nga dhoma e spitalit në lindjen e vajzës Blue Ivy.  Klipi më pas mbërrin në ditët e sotme, ku mund të shohim Beyonce me një buzëqeshje të madhe ndërkohë që tregon barkun e saj shtatzënë në klipe të ndryshme në shtëpi. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd