
Pas propozimit të kreut të LSI për krijimin e një qeverie besimi, kryeministri Rama ka ftuar kryedemokratin Basha për dialog. Ndonëse ende nuk ka ardhur një përgjigje nga ky i fundit, aleati i Bashës zbulon hapin e shumëpritur të opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu thotë se ditën e hënë pritet të krijohet “qeveria e besimit”.
"Fitore. Të hënën krijohet qeveria e ‘Besimit’ dhe shkarkohet ajo e ‘Pa-besimit'", shkruan Spahiu.
Në deklaratën e disa ditëve më aprë, Meta deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, teksa tha se është i gatshëm për të dorëzuar mandatet në favor të një zgjidhje pozitive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





