
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministrat e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbylljes së aktivitetit në një shkollë të kryeqytetit, Rama ka shkuar në zyrën e tij ku ka thirrur ministrat socialistë. Mësohet se takimi ka në fokus situatën politike dhe seancën e sotme parlamentare.
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot seancën plenare, ku pritet të diskutojë të enjten tre pr/ligje të tjera nga paketa prej 27 ligjesh, që mbështet riorganizimin e përgjithshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë në vend, ne zbatim të reformës kushtetuese.
Në rendin e ditës janë diskutimi i shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe ato në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Në ndryshim nga 7 ligjet e miratuara një javë më parë të cilat kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash për miratim, projektligjet e sotme miratohen me shumicë të thjeshtë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





