Transmetuar më 06-04-2017, 10:18

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Siri, ku qindra persona, mes tyre edhe vëmijë, u vranë me armë kimike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se i ka dhënë “OK” ndërhyrjes me trupa ushtarake në Siri. Donald Trump tha se ajo që ndodhi kaloi çdo limit, dhe është në dorën e tij që ta zgjidhë këtë situatë.

“Qëndrimi im mbi Sirinë dhe Assadin ka ndryshuar shumë. Sulmi i tmerrshëm me gaz ka vrarë fëmijë të vegjël dhe foshnja të bukura, dhe kjo tashmë e ka ka kaluar kufirin”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Kjo, sipas Trump, do të thotë shkelje e vijës së kuqe.

“Kur vret fëmijë të pafajshëm, foshnja të pafajshme me gaz kimik, kjo do të thotë se janë kaluar të gjitha caqet, përtej vijës së kuqe”.

Sulmi i dy ditëve më parë në Idlib ishte një nga më vdekjeprurësit me armë kimike në Siri, që prej nisjes së konfliktit, më shumë se 6 vite më parë./k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd