
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inaugurimit të shkollës për personat me aftësi të kufizuar, “Luigj Gurakuqi”, deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen patjetër. Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë dhe investimet e bëra gjatë kësaj kohe, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që në 18 qershor të marrin pjesë në zgjedhje.
“Ne kemi shumë njerëz që kalojnë një pjesë të mriz të ditës e lagu, se lahu. Patjetër që do të kemi zgjedhje. Në 18 qershor. Njerëzit mezi presin të thonë se kush është oferta që ata preferojnë. Si duan që të vazhdojnë Tiranën. Dikush po më thoshte në Tiranë e kemi të lehtë sepse kemi çfarë t’u themi njerëzve, kemi më shumë kopshte, çerdhe, rrugë. Ndoshta një nga arsyet që disa nuk duan zgjedhje është se nuk kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve”, tha Veliaj.
Veliaj tha se PD kërkon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, jo se ka frikë se vidhen votat, por se sipas tij nuk ka një program konkret për t’u ofruar qytetarëve.
“Takova një gjyshe dje. Nipi i saj me ftoi ta takoja, meqë ajo ishte sëmurë. Dhe teksa po flisnim dhe më përgëzonte për investimet në Tiranë, u ndal tek Pazari i Ri. E më tha sa u gëzova me ndryshimin e Pazarit të Ri. Unë e mbaj mend që kur isha e re, dhe kur u prish për projektin tuaj, u mërzita. Por tani që pashë ndryshimin jam shumë e lumtur. Pastaj puna e Pazarit të Ri është si politika. Ja për shembull, ju thatë që Pazari i Ri do hapej në 14 mars, e po atë ditë u hap.
Ca tezga u ishin hapur, e as ca dyqane. Por s’ka problem. Nëse nuk mund ta marr domate te ai që kishte zgjedhur mos të hapte tezgën, s’prish punë, se i marr tek tjetri ngjitur. Në 18 qershor secili të vijë te tezga e vet, kush nuk vjen, punë e madhe, ka tezga plot. Por kur s’ke produkte e ofertë, s’ke si del tek tezga”, tregoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë deklaroi se mazhoranca në 18 qershor ka se çfarë të tregojë falë punës që ka bërë. “Në datë 18 qershori secili shkon me produktin e vet. Nëse ndokush nuk shkon te tezga e vet, ja ku është oferta ime. Atëherë nuk ka problem. Kjo është çështje oferte. Arsyeja e vërtetë nuk është vjedhja e zgjedhjeve. Unë nuk vodha. Kam fituar me mbi 50 mijë vota në Tiranë. Ne thjesht fitojmë bindshëm. Ndoshta fitojmë bindshëm, sepse kemi një ofertë më të mirë. Do të takohemi në 18 qershor, për të treguar se çfarë produkti kemi dhe për të vazhduar këtë punë të mirë që kemi nisur”, tha Veliaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





