Transmetuar më 06-04-2017, 09:36

Sherri me dy tregtarëve në Kukës ka përfunduar shumë keq për të dy, ku njeri prej tyre është goditur në kokë me sëpatë, ndërsa tjetri ka përfunduar në polici.

Në pranga është vënë Shaqir Peca, 46 vjeç, banues në Kukës, pasi tek tregu i qytetit, në vendin e quajtur "Ish markata e mishit", pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë, sëpatë, 55 vjeçarin Sh.P., banues në fshatin Osmanaj, Kukës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd